Poetja Rita Petro e njohur për deklaratat e saj provokuese kësaj here ka ngacmuar sërish. Kësaj here, temë është tradhtia në çift.
E ftuar në “Goodmorning Albanians” në Euronews, Petro tha se tradhtia dhe inçesti kanë ndodhur jo vetëm te familjet moderne por edhe te ato familje që konsiderohen të mbyllura.
“Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne por edhe tek ata të mbuluar me shami. Prandaj dhe nëpër familje dhe kolektivitete të mëdha kanë ndodhur inceste nga më të tmerrshmet. Siç ka ndodhur në kohën e ushtrisë. Perversiteti ka ndodhur në çdo kohë se njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale. Prandaj kanë ndodhur edhe tek ato që kanë qenë të mbyllura brenda në shtëpi, inceste dhe dukuri të tilla”, tha Petro.