Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vetëvrasjen e 17-vjeçares ditën e djeshme në qytetin e Gjirokastrës. Ajo është gjendur pa shenja jete në dhomë nga babai i saj disa orë pasi ishte kthyer nga shkolla.
Ersi Meçollari ishte nxënëse e vitit të parë në gjimnazin “Siri Shapllo” ndërsa dyshihet kryesore tregojnë se aryeja që ka çuar 17-vjeçaren drejt marrjes së këtij vendimi drastik, është bullizimi i vazhdueshëm.
Ajo ka lënë pas dhe një jetër tronditëse të shkruar në anglisht ku tregonte mbi gjendjen e rënduar emocioale që ndjente prej kohësh si dhe izolimin ku ishte futur për shkak të bullizmit. “Pse më bullizojnë mua?” mësohet të jetë shkruar në letër, frazë e cila ka përforëcuar dyshimet se Ersi bullizohej vazhdimisht nga shoqëria.Referuar burimeve hetimore, 17-vjeçarja ishte larguar 3 herë gjatë ditës së djeshme nga shkolla teksa është parë duke qarë dhe është kthyer në shtëpi ku çdo herë brenda ka qenë i ati. Më pas në një moment ajo ka vendosur t’i japë fund jetës në dhomën e saj.
Autoritetet kanë marrë dëshmitë e të gjithë stafit të gjimanzit ku studionte 17-vjeçarja si dhe shokët e saj, për të zbuluar me detaje të gjith dinamikën e ngjarjes dhe arsyet që çuan adoleshenten drejt vetëvrasjes.