Policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e kantierit të subjektit, ku humbi jetën një punëtor indian.
47-vjeçari humbi jetën pasi e zuri poshtë një pjesë mermeri.
“M. Z. 70 vjeç, dhe S. H., 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian 47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.