Një i ri italian ka rrëfyer punën e tij, si eskort. Po si e ka nisur këtë punë? Enea tha se ishin vështirësitë ekonomike ato të cilat e shtyn drejt një profesioni të tillë.
Ai rrëfeu se punonte si kamareie dhe fitonte rreth 600-700 euro në muaj, ndërkohë që i duhej një punë e dytë që t’i sillte më shumë të ardhura.
Profesionin e shoqëruesit e nisi kur një shofer e ftoi për darkë dhe të qëndronte me të kundrejt një pagese.
“Kam mbi 7 vjet që e bëj këtë punë këtu. E dua punën time, është jeta ime. Më përpara punoja në një restorant si kamarier dhe kisha shumë shpenzime. Nuk kisha shumë mundësi që të dilja jashtë për darkë me shokët. Nuk arrija të dilja as me të fejuarën time. Sot e kam ish-të fejuar. Kur fillova punën si kamarier s’e kisha menduar kurrë se do të bëja këtë punë këtu. Në fillim ishte për nevoja ekonomike, pastaj u shndërrua si një pasion. Si kamarier punoja 8 orë në ditë dhe paguhesha 600-700 euro. Po kërkoja një punë të dytë, sidomos kur kisha qiranë për të paguar. Njoha një vajzë e cila më dha kontaketet, ajo studionte në universitet dhe më ftoi të shkoj njëherë për darkë dhe ajo më pagoi vetëm të isha shoqëruesi i saj. Ishte surprizë nuk e dija që do më paguante. Aty e kuptova se mund ta bëja si punë. U ndjeva shumë i gëzuar kur mora pagesën e parë dhe me ato para shkova për darkë me të fejuarën”, tha Enea në një intervistë për Euroneës Albania.
Enea shoqëron klientë të moshave të ndryshme në Itali, Dubai, Zvicër, Arabi Saudite. Ai tregoi se klientet e tij variojnë nga mosha 20 deri në 60 vjeçe dhe fitimet nisin nga 450 euro ora.
“Pagesa nis le të themi 450 euro ne lartë ora, varet për në ditë të plotë çmimi ulet, bëj ulje nëse rri gjithë ditën. Për një orë ose dy unë duhet të marr makinën, trenin, avionin për të ardhur, ndaj çmimi është më i lartë për vetëm 2 orë”, rrëfeu Enea.
28-vjeçarit tha se meshkujt që punojnë si zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë.
“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea.