Interneti po zien nga fotot e sikletshme që janë publikuar së fundmi nga një revistë franceze, ku shihet Macron duke ndarë një moment emocionues me ministren e Sportit gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Përqafimi dhe puthja që shkëmbyen po konsiderohet nga publiku si tepër pasiononte, sikur të ishin të dashur.
Fotoja tregon Macron, 46 vjeç, i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe. Kjo puthje ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë njerëz e kanë quajtur si të turpshme dhe të papërshtatshme.
Kryeministri francez Gabriel Attal mund të shihet i çuditshëm duke parë nga ana tjetër ndërsa të dy shkëmbejnë puthjet e tyre të ngushta.
Madame Figaro, revista franceze, e quajti atë një “puthje kurioze”, duke theksuar se ministrja “e di qartë se si t’i bëjë njerëzit të flasin për të”.
Gazeta shkroi: “Pas ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, presioni u zbeh, duke i lënë vendin euforisë.
“Në një shpërthim gëzimi, ministrja e sportit Amélie Oudéa-Castera dhe presidenti Emmanuel Macron u puthën. Puthja bëri shumë bujë.’
Ndërkohë komentuesit online nxituan të vënë në dukje përqafimin e ngushtë mes të dyve.
Një person shkroi: ‘Çfarë është kjo puthje mes Oudéa dhe Macron??!’ ndërsa një tjetër komentues shtoi: ‘Brigitte [gruaja e Macron] nuk do t’i pëlqejë’.
Macron e emëroi Oudéa-Castéra-n si ministre të Arsimit të Francës në janar, por e hoqi atë nga posti pas më pak se një muaji pas zbulimeve se ajo i kishte arsimuar fëmijët e saj në shkolla private luksoze dhe bëri komente përçmuese për shkollat publike ku ajo jetonte.