Qendra tregtare në Lushnjë përfshihet nga flakët, evakuohen klientët dhe punonjësit

Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë të hënë Qendrën Tregtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës. Burime për mediat bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e tretë të kësaj qendre tregtare, duke u përhapur më pas me shpejtësi dhe në katin e dytë.

Dhjetëra persona, si dhe stafi të cilët punonin në këtë qendër janë nxjerrë me urgjencë dhe është bërë e mundur evakuimi i të gjithë ndërtetës.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ndodhen ambulancat si dhe zjarrfikësit për të bërë neutralizimin e flakëve, të cilat deri më tani vijojnë të jenë aktive. Ende nuk dihet nëse si pasojë e këtyre flakëve ka patur persona të lënduar, priten më tepër detaje në vijim.

Sakaq Policia bën me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Njofitmi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprakRreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare “Metropol” në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *