Qeveria shqiptare do të mbulojë shpenzimet për operacionin e aktorit të njohur e Genc Fuga. Lajmi është bërë i ditur nga burime për mediat brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Bëhet fjalë për një fond me vlerë 2 milionë lekë për kurimin e aktorit të cilën Qeveria e ka miratuar. Genci Fuga arriti të prek zemrat e shqiptarëve pak muaj më parë kur foli pa dorashka, për gjendjen ekonomike që po kalonte. Sipas aktorit, jo në pak raste kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.
Mirëpo, menjëherë pasi gruaja e tij bëri thirrje publike në rrjetet sociale dhe kërkoi ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh, për një ndërhyrje në një spital privat, shqiptarët ‘u hodhën’ në aksion. Në një kohë rekord, shuma e kërkuar jo vetëm që u shuma u sigurua, por u tejkalua. Përmes aplikacionit gofundme u grumbulluan në total rreth 43 mijë euro.