Një video e re e pamjeve nga Spitali Baptist Al-Ahli Arabi pas sulmit në Gaza u publikua nga forcat e armatosura izraelite të mërkurën në mëngjes. Nē spital u vranë mbi 500 persona që po merrnin aty trajtim. Ndërkohë pamje të tmerrshme po transmetohen në rrjetet sociale. Një baba që mban në duar copat e trupit të fëmijës dhe sillet i pavetëdijshëm rreth e rrotull.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme pretendon se përgjegjësia i takon grupit të Xhihadit Islamik Palestinez.
Videoja, ndër të tjera, përmban imazhe të kratereve të shkaktuara nga raketat e forcave ajrore izraelite, ndërsa, siç pohon IDF, nuk ka ekzistuar asnjë krater i tillë në spital pas goditjes fatale të së martës mbrëma.
Një tjetër video nga forcat e armatosura izraelite tregon një raketë që hidhet nga Gaza dhe shpërthen brenda territorit palestinez në orën 18:59 të së martës në mbrëmje, kur sulmi ndodhi në Spitalin Baptist Al-Ahli Arabi.