Rama: Do hapim aeroport sezonal përballë Korfuzit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në skajin jugor të Shqipërisë do të hapet një aeroport i ri.

Gjatë fjalës së tij në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama tha se do të jetë përballë Korfuzit dhe se do të shërbejë vetëm gjatë sezonit veror. Kreu i qeverisë tha se ky aeroport do t’u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut.

“Së pari shumë shpejt do të çelim një aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i kryeqyteti është ai që ka rritjen më të shpejtë në Evropë, është i mbipopulluar. Aeroporti i ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesë së jugut. Po kështu edhe ku janë për tu zhvilluar resortet luksoze dhe me 5 yje.

“Ju solla diell nga Shqipëria për qiejt gri të Berlinit”/ Rama nuk kursen batutat: Do ishte blasfemi nëse…

Kemi edhe një aeroport në veri dhe po planifikojmë një të katërt në skajin më jugor, praktikisht përballë Korfuzit. Ka mbingopje të aeroportit të Korfuzit dhe kemi parë nevojën për një aeroport të vogël sezonal. Kemi shumë kompani ajrore që kanë ardhur dhe do të vijmë. Jemi në bisedime me aviacionin federal të Amerikës, për fluturime direkte. Shpresoj të kemi së shpejti edhe QatarAirways. Kemi fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite. Kemi një aeroport mjaft të lirë. Vite më parë ka qenë i shtrenjtë.”- tha Rama.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *