Kryeministri, Edi Rama ka bërë me dije se është përmbyullur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për ndërtimin e 3 stadiumeve në Durrës, Vlorë dhe Korçë.
Mes 41 studiove aplikuese me prestigj të lartë, nëntë prej tyre janë shpallur finalistë dhe do të konkurrojnë në tre garat e fillimit të muajit maj në qytetet e Durrësit, Vlorës dhe Korçës.
“Mirmëngjes, dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”- u shpreh Rama.