Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, ku përveç takimeve me biznesmenë dhe politikanë ai ka takuar dhe shqiptarë të cilët jetojnë dhe punojnë aty.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka postuar takimin e veçantë që ka zhvilluar në Hiroshima me një shqiptar nga Tepelena.
“Në Hiroshima, por nuk është vetëm flamuri por është edhe Flamurtari”, dëgjohet të thotë Rama.
Ndërkohë, Flamuri i cili është nga fshati Nivicë i Tepelenës ka rrëfyer se prej 17 vitesh ai ndodhet në Japoni pasi është martuar me një shtetase japoneze.
Ndonëse, Japonia është një vend i zhvilluar ai tregon se shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri aty ku dhe do të zhvillojë biznesin e tij, pasi ashtu si dhe kryeministr i tha “guri i rëndë në vend të vet”.
“Përshëndetje mirësenaerdhe kryeministër. Është kënaqësi që na erdhe dhe është kënqësi që kudo që shkon shqiptarët i takon. Unë jam nga Nivica,Tepelenës, jam martuar me japoneze. Kam 17 vite këtu, më mungon Shqipëria. Ju bëj thirrje shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria.
Shqipëria është vendi me i mrekullueshëm, këtu punoj 18 orë në ditë edhe Japonia është vend i zhvilluar dhe shumë i vështirë. Punoj 18 orë në ditë, dhe jam shumë i vetmuar, me mungon Shqipëria vendi im dhe do kthehem. Do kthehem sepse fshati ka marrë një zhvilim që mendoj se është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem, sinqerisht.
Japonia është shumë e vështirë, vendet e zhvilluara janë shumë të vështira, nuk ka si Nivica”, tha ai.