Rasti i 14 vjeçarit me meningjit në Durrës, reagon ISHP: Janë vëzhguar familjarët, shokët dhe mësuesit…

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi. I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër, prindër në disa shkolla të Durrësit kanë ngritur alarmin për përhapjen e këtij infeksioni pasi fëmijët e tyre janë prekur nga meningjiti  dhe nuk është marrë asnjë masë.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar më pas Instituti i Shëndetit Publik në rrjetin social facebook i cili ka dhënë një sqarim më të detajuar.

Njoftimi:

“Në lidhje me infeksionin e Neisseria meningitis theksojmë që është një sëmundje infektive, pra një infeksion bakterial që trasmetohet në mënyrë të shpejtë me kontaktin e ngushte dhe të zgjatur dhe mund të  paraqitet dhe me forma fulminante.

Infeksioni i meningokokut mund të shfaqet në çdo moshë, por ka dhe grupmosha me afinitet më të lartë.

Per sa i perket rastit 14 vjeçar së pari i urojmë shërim të shpejte dhe njëkohësisht theksojmë se është ndjekur në mënyrë të shpejtë nga Urgjenca e Spitalit të Durrësit duke kryer ekzaminimet neurologjike për shkak të gjendjes së stuporit e klinikës se rëndë si dhe duke vlerësuar këtë  situatë rasti me suspekt Meningo-Encefalit (prekje të cipave të trurit)  transferohet në QSUT “Nënë Tereza”.

Infeksioni nga Neisseria meningitis është një një infeksion që raportohet si rrjedhojë e zbatimit të Ligjit nr 51/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe të dhënat jenë të deklaruara në sistemin  elektronik dhe si i tillë nuk është fshehur, por përkundrazi është raportuar dhe janë ndjekur rekomandimet për masat e profilaksisë për familjarët, personelin shëndetësor në Durrës 19 persona, personeli shëndetësor në QSUT si dhe kontaktet e ngushta në klasën e rastit, ku kanë marrë profilaksinë me antibiotikë 24 nxënës dhe 6 mësues duke ndjekur dhe respektuar Udhëzuesin specifik si për çdo rast tjetër të  dyshuar apo të konfirmuar me Neisseria meningitis.

Theksojmë se nuk ka asnjë neglizhencë në ndjekjen klinike, epidemiologjike, por janë ndjekur hapat në mënyrë rigoroze për zbatimin e Udhëzuesit per ndjekjen e profilaksisë dhe të hetimit epidemiologjik.

Pacienti po merr mjekim sipas protokollit në terapi intensive, për sëmundjen me të cilën është diagnostikuar. Gjendja e tij po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekipi mjekësor”, shkruhet në njoftimin e ISHP-së.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *