Ka reaguar për herë të parë ditën e sotme bashkëshortja e Bledar Duros, mësuesit që ngacmonte seksualisht me mesazhe nxënëset e tija 14-vjeçare në Korçë.
Esmeralda Duro ka folur për “Shqipëria Live”, duke thënë se nuk dëshiron ta shfajësojë bashkëshortin e saj, por shprehet se gjithçka ka ndodhur nën efekti ne alkoolit. Sipas saj, prej 14 vitesh, Duro ka qenë përdorues i alkoolit. Ajo bën fajtore dhe vajzat që janë ngacmuar nga mësuesi, të cilat sipas saj, e kanë vazhduar dhe fryrë bisedën.
“Unë mora guximin që të flas sepse po baltoset emri i bashkëshortit tim. Unë kam besim 100% tek ai, është njeri i kulturuar, nuk dua ta shfajësoj që ai e ka kryer atë lloj bisede, por nuk mund të merren për bazë fakte që ngacmimi ka ndodhur prej një muaji. Nuk e shfajësoj por nuk mund të lëndojnë këdo.
Një problem i Bledit është abuzimi me alkoolin. Ai ka një varësi, e konsumon në ambientet pas shkollës. Asnjëherë nuk e ka konsumuar në ambientet e shkollës që ta çojnë të bëjë ato veprime.
Nuk po e shfajësoj për veprimin që ka bërë, por nuk mund t’i bëhet gjyq mediatik. Unë dua që ai të mendohet se ka qenë koshient kur e ka bërë atë veprim. Ai ka pasur kontakt me vajzat vetëm për grupin e pikturës. Vetëm në një moment, në një dobësi e shkaktuar nga alkooli, në gjendje të rënduar, ka shkëmbyer ato mesazhe.“- tha ajo.
“Çfarë justifikimi është ky që është i alkoolizuar? Nuk mund të bëjë çfarë të dojë një njeri i alkoolizuar. The që nuk ka qenë koshient, po pa qenë koshient ai mund tak ishte përdhunuar atë vajzë të mitur?”- Sidorela Gjoni.
“Unë jam në krah të të gjitha vajzave dhe grave që u ndodh kjo gjë. Ne të dy i kemi urryer këto njerëz që i bëjnë këto gjëra, dhe më vjen keq që jam në këtë pozitë. Por ajo që ka ndodhur ka qenë një moment dobësie. Nuk kam arritur të flas me të, vetëm mes avokatit. Po ta njihnit nuk do e besonit fare këtë fakt që ka ndodhur. Jemi shumë të shqetësuar, sepse ai nuk është njeri i tillë.
Mediat gënjejnë që ka ndodhur prej një muaji ngacmimi. Jam e ndërgjegjshme që edhe njëherë është gabim, nuk dua ta shfajësoj as vajzat që kanë qenë pjesë e bashkëbisedimit. Pse duhet ta zgjasnin bisedën, kur mund ta bënin bllok, pse e kanë çuar deri në këtë pikë. Nëse do të jesh në rregull me veten tënde, i bën bllok dhe pastaj ka një drejtori ku mund ta kishin ballafaquar.
Më herët ai nuk ka shfaqur probleme të tilla. Prej 14 vitesh është përdorues i rregullt alkooli. Këtë vit është rënduar shumë. Këto vajza le të ndalonin pa e fryrë bisedën në këtë lloj mase. Ai nuk është person i tillë.”- tha ajo.