Reagon për herë të parë ish missi për lidhjen me Vis Martinajn: “Nuk isha unë gruaja e cila e ka takuar për herë të fundit”

JOQ Albania ka siguruar një dëshmi ekskluzive të ish-missit shqiptar, Deta Kokomani, e cila ka qenë në një lidhje me Ervis Martinajn, i zhdukur që prej vitit të kaluar.

Ajo ka reaguar pas dëshmisë së dalë nga prokuroria, ku Deta Kokomani tregon njohjen me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Deta Kokomani ka kontaktuar me redaksinë dhe është shprehur se deklaratat e saj po keqpërdoren. Ajo thotë se prokuroria ka shtuar detaje dhe emra që nuk i ka përmendur fare teksa shton se lidhja e saj me Ervis Martinajn po përdoret për të mbuluar detaje të tjera.

Sipas saj, Martinaj ka qenë në shoqërinë e një gruaje tjetër para se të zhdukej, por kjo nuk po thuhet, pasi nuk duhet që t’i dalë identiteti.

“Trecereku fjalve te kjo “deshmia” sjan then as nga un po nga prokuroret zhulsa te Rames. Kane shtuar detaje, kane shtuar emra ge un si kam permendur fare dhe i kan dhen per mediat pa te drejte. Per te mos permendur ge lidhja ime me personin ne fjale po perdoret per te mbuluar shume gjera se para se te zhdukej ka qene me persona te tjere duke perfshire dhe nje femer tieter ge po i mbrohet identiteti nga shteti. Me shum nuk dua te flas dhe sdo flas se cdo fiale perdoret sipas perfitimeve te mediave.” – thotë për JOQ Deta Kokomani.

MaMa

Marrë nga Joq Albania

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *