Reshje bore në zonat malore në Korçë. Segmentet kryesore nacionale dhe ato turistike Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Kapshticë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë kanë qenë të hapura dhe pa probleme, teksa është punuar gjatë gjithë natës për mirëmbajtjen e tyre.
Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka pasur erëra te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka pasur dëmtime në dy shkolla, dhe po punohet për riparimin e tyre.
Në bashkinë Korçë do të vazhdojë heqja e pjesës tjetër të çatisë në ndërtesën që pati probleme ditën e djeshme tek pazari. Bashkitë e tjera nuk raportojnë problematika.
Ka përmirësim te furnizimit me energji elektrike dhe raportohen defekte sporadike ne bashkinë Pogradec fshati Jollë, ne bashkinë Devoll fshati Çipan, në bashkinë Korçë, fshatrat Kodra dhe Peshtan, të Njësisë Administrative Vithkuq.
Grupet e punës janë në teren dhe po vazhdojnë nga riparimet e defekteve. Rreshjet aktualisht kanë pushuar.
Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1200 m .
Në rrugën e Dardhës nga kilometri 6 deri në kilometrin e 13-të ka pasur reshje dëbore dhe trashësia varion nga 5 cm deri 15 cm. U punua me mjet borëpastruese për pastrim dhe kriposje.
Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë reshje dëbore të pakta. Qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore.
Temperaturat janë të ulëta, mesatarja 0 gradë. Aktualisht moti i alternuar i kthjellet/vranët dhe me reshje të pakta.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme në rrugë.
Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtje dimërore dhe emergjente nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.