Roland Xhaxho fshiu provat? Misteri për vdekjen e 3-vjeçarit, gazetari: Disa persona kanë shkuar natën vonë në klinikë…

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë për shkak të anestezisë, të kryer nga mjeku Roland Xhaxhio.

Në këtë përfundim ka dalë instituti i mjekësisë ligjore, pasi kreu autopsinë për të miturin, i cili humbi jetën pas një ndërhyrjeje në klinikën dentare të mjeku.

I ftuar sot në “Shqipëria LIVE”, gazetari Igli Çelmeta hodhi pikpyetje mbi disa detaje, të cilat sipas tij ngrenë më shumë dyshime mbi mjekun Xhaxho. Ai tha se ditën që mjeku kreu ndërhyrjen mbi 3-vjeçarin, në orët e vona disa persona të paautorizuar kanë shkuar në klinikë.

“Ka persona të paautorizuar që kanë shkuar në klinikë, pas orarit të punës. Është parë nga pamjet e godinës nga familjarët. Këta persona kanë shkuar në orën 12 të natës. Çfarë duan këta njerëz aty kur klinika është mbylluar. Kjo ka ndodhur natën pasi mjeku kishte kryer ndërhyrjen tek Briani. Ai tha nuk punojnë kamerat e klinikës, si ka mundësi që nuk punojnë? Po ashtu, ditën tjetër, mjeku Xhaxho me persona të paautorizuar ka shkuar në spital, ku ishte i shtruar 3-vjeçari. Ngjarja po ahstu nuk u bë publike direkt dhe reaguan vetëm pas njoftimit të polciisë. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë në këtë ngjarje.”- tha gazetari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *