Rrahja e vajzave të mitura në Tiranë, policia merr në pyetje adoleshentët e përfshirë, edhe djalin që…

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur pak ditë më parë mes disa nxënësve të shkollës “Kongresi i Manastirit”, të cilat janë konfliktuar mes tyre.

Bëhet me dije se pas publikimit të pamjeve janë identifikuar katër të miturat e përfshirë në konflikt dhe një djalë që ka regjistruar skemnën, të cilët janë marrë në pyetje nga uniformat blu të kryeqytetit, në prani të prindërve dhe punonjësve socialë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen disa të mitura që dhunojnë një bashkëmoshataren e tyre, ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e shtetaseve që shfaqen në video si dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza).

Nga verifikimet paraprake të kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me datë 15.02.2023, në rrugën “3 Dëshmorët”, dhe jo në ambientet e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit nëpërmjet shtetaseve të mitura. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *