nformacione të reja janë publikuar nga dokumentet e Pentagonit për luftën në Ukrainë. Siç raportojnë mediat e huaja, presidenti rus, Vladimir Putin dyshohet se i është nënshtruar kimioterapisë dhe rrethi i tij i brendshëm mund të shfrytëzojë rastin për të komplotuar kundër tij.
Sipas “The Sun” lideri rus ka kancer pankreatik dhe sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme. Burimet gjithashtu pohuan se ai kishte kryer një operacion urgjent vitin e kaluar dhe ishte nën përkujdesjen e një ekipi mjekësh të specializuar.
Çfarë ka ndodhur në Pentagon?
Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.