Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër rrëfim në rrjetet sociale. Këtë herë për një turist turisti italian, i cili po pushon plazhin e Dhërmiut.
Turisti italian shprehet se ndodhet në Dhërmi prej 3 ditësh dhe tregon eksperencën e tij në vendin tonë, për njerëzit edhe sigurinë.
“Është për mrekulli, njerëzit janë të shoqërueshëm. Italianët trajtohen shumë mirë, thuajse të gjithë flasin italisht dhe kursen para. Dje hëngra jashtë në Dhërmi në një restorant shumë të bukur pranë detit. 9 persona hëngrëm peshk dhe krudo paguam 300 euro, duke pirë edhe dy shishe spumante.
Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Mund të ecësh qetësisht me orën 30 mijë euro në dorë, me 3 milionë lekë dhe askush s’të thotë gjë. Makinën e lë hapur. Na respektojnë, na duan, na çmojnë.
Vendi është i mahnitshëm, deti fantastik që të bën mos ta kesh zili fare detin e Sardenjës. Ka plot vende për jetë nate, plot lokale e vende të bukura dhe mund të qarkullosh i sigurt si të ishe në Itali, madje edhe më mirë se në Itali”, shprehet ai.
“Ne italianët me pushime në Shqipëri, më mirë se në Itali”, shkruan Rama në rrjetet sociale.