“Rroga në Amerikë për punë të rëndomta, 40 mijë dollarë”-avokati amerikan tregon sa fitohet

Avokati Gary Yerman ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians” ku tha se 8 mijë-20 mijë dollar i kushton shqiptarëve të ikin në Amerikë.

Kjo shifër duket shumë e madhe, por avokati tha se në vendin ku ai jeton një person në vit mund të marrë nga 40-100 mijë dollarë në vit për punët e rëndomta.

“Kjo varet nga industria ku ju punoni. Nëse është industria e ndërtimit, apo një restorant. Në veri0lindje aty ku jetoj unë rroga mesatare është 40-100 mijë dollarë në këto industri. Rroga vjetore është kaq.

Secili shtet në shtetet e bashkuara ka një rrogë minimale për orë. Rroga minimale për një person i cili paguhet për 15 dollarë për orë, për 40 orë në javë, shkon diku te 40 mijë dollarë për punët më pak të paguara”,-tha për Euronews Albania avokati amerikan.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *