RRUGA KORÇË-POGRADEC DHE CA NDODHI TË TJERA…

Nga Albens Tabaku :        
Sot per shkak te nje problemi me makinen mu desh te udhetoja per ne Pogradec dhe kthim me nje furgon te linjes. Pata kohe te shihja mjerimin perreth rrugeve .Ate lloj mjerimi qe si molle e prishur nuk eshte i njetrajtshem kudo ,por qe ka filluar ate perparimin e ngadalshem ,ashtu si kalbja e nje fruti ,ku me pak e ku me shume ,ka tendencen te njetrajesohet ,ne nje te tere.

Eshte vetem ceshtje kohe.

Kur i jep vete makines, nuk e ke shume mendjen te fokusohesh per rreth ,ose edhe nese sheh nuk ke mundesi te mendosh, apo reflektosh, si duhet me pamjet per rreth ,te cilat edhe nese i sheh nuk i vrojton dhe analizon per shkak te perqendrimit tek vozitja e makines , qe ketu tek ne eshte sage me vehte…
Me nje fjale jo se nuk dihet kjo qe po them,por nje udhetim linear dhe me vrojtim nxjerr ne pah elemente qe po te lidhen ,dalin ne nje fare konkluzioni .
Gjenerates tone qe pa kolapsin e sistemit komunist ,besoj qe ka nje sy disi me te stervitur.

Nese je pak analitik ,e shfaq te verteten sic ka ndodhur.

Pra kolapsi i sistemit nuk qe nje “infarkt miokardi”i pernjehershem i sistemit,por nje varg simptomash qe ne te vertete ishte sindroma e vete renies. Kush kupton,kupton..! Kam shkruar dikur kujtimet se si tek dyqani i lagjes i bulmetit, ne fillim kur isha i vogel, vinin 15 arka qumesht, pas disa vitesh 10 arka dhe u shtuan radhet e njerzve qe prisnin, e ne fund te v.1989 ,vinin vetem 5 arka dhe njerzit ,ding ne radha ngjeshur e qumshtin e merrin vetem pak tek rradhet e para .

E bej kete krahasim ,se kuptohet ka njerez qe nuk kane sensin as te vezhgimit, as te analizes .

Ata jane “konsumatore”kohe,njejte si sendet, qe i merr e i ve ku te duash,pa ndergjegje.
Ekonomia e komunizmit, gradualisht u mpak e u pasqyrua ,tek njerzit sipas pozites sociale dhe i pari qe u godit ishte fshati .Fshataret u transformuan , te paret njerez te dores se trete .

-E po se u zgjata ,cfare te paskan zene syte ty qe ne nuk e shohim ,do te thoni ju?!

-Po ja, jo vetem ne gjithe rrugen pashe, jo vetem tek- tuk ,por ne mase fusha te braktisura ,te lena djerr. (Per Korcen dhe fshatrat e fushes,te cilat historikisht karakterizohen si punetore, kjo eshte gje e rralle dhe aspak shenje e mire).
Shtepi te braktisura,qe nga te rejat me grilat ulur ,ku dukej qe s’kishte me fryme njeriu,prej kohesh , e deri tek ato te lena pergjysem me hekurat e betonit ,si shtiza ,dhe plot te tilla.Karburante te mbyllura te njepasnjeshme qe deri pak kohe me pare reklamat e tyre vezullonin e sherbenin .

Njerez te pluhrosur e te veshur keq ,jo pak ,mjaft,bile shume !

Pashe fshatrave ,mekanike bujqesore te ndryshkura ,te ikura ne kohe ,te lena pas dore.Tregon qe veglat e punes nuk u sherbejne me per momentin, i cili nuk dihet sa do zgjate…Nese do te ekzistonte nje fare progresi , do duhet te kishte zetore te rinj ,pajisje te reja ,hangare te lyer e aksesore bujqesore te shtuara. Pra nje ndjesi e aktivitetit te shtuar.
Pothuaj kudo rrugeve ,gjendeshin ndryshkovina ,llamarina,rraqe ,pisllek e rremuje.

Kjo nuk eshte shenje e mire apo jo?

Pashe nga Pogradeci ne Korce, lokale masive nga ato qe beheshin dikur, evente familjare te tipit “diaspora” per dasma ,fejesa e pagezime a varrime ,te mbyllura ,me qepena te ulura,te palyera ,barishtet neper pllakat e bukura te dala midis pllakave,lule e shkurre dekorative te thara.

Mermere te zverdhura e te papastra,gjera te palara kudo.Jo nje e dy ,por shume prej tyre.

Cfare tregon?-Qe ka pak fare pak frekuentime ,dasma e aktivitet ,pak popullsi qe i nevojitet .Nuk e mbajne dot koston e vetvetes .
Atehere ta do logjika e thjeshte,qe ato mbyllen ne pritje, per nje kohe me te mire.
-Pashe lokale e pijetore fshati,nga ato qe burrat e fshatit mblidhen e bejne nje dore muhabet e domino,ne seri te mbyllura,ose me tabelat”shitet”,”leshohet me qira”…

Nese syri te mesohet me “grixhon” dhe pisllekun dhe nuk dallon keto qe them une ,mjafton te hidhesh ne cepin tjeter te kufirit .

Fshatrat greke dhe maqedone afer me vijen tone kufitare ,nuk ndryshojne ata fshataret grek e maqedone hic nga ne shqipot ,nga “syfeti” (kuptohet pa banalizuar dhe ekzagjeruar)dhe dallon ,qe gjallon ne zona te ngjashme aktiviteti tregetar ,ka me teper drite dhe gjera te reja,me teper gjalleri e makina buze shtepive te mirembajtura.Ka parcela si kutiza,e pemetore si gjerdane.

Mekanike bujqesore ,njerez qe transportojne arka plot me prodhim qe presin transport,kamioncina e “pick -up” qe jane ne cdo fushe buze rruges.Hangaret me makina bujqesore ne veprim ,etj. Frymon ,ndryshe ketej nga ne.
Ka pasur edhe ketu shperthime te herepashershme, kur mundesohej akumulimi i disa pareve dhe deshira qe ato te investohen.

Reflektimi ne materie si me siper, ka qene i dukshem.Tani jo me.

-Por ama te shohesh ne seri oficina te mbyllura,lokale te mbyllura ,qepena te ulura,vjetersira ,ndryshkovina ,braktisje qe nuk i fshihet syrit,shtepi te braktisura deri tek vilat me te bukura , eshte fakt dhe jo opinion.
Mbi 20 -30 numurova aktivitete biznesi te medha jo funksionale ne te dy anet e rruges ne jo me shume se 20 km .

Ajo qe i vuri kapakun ishte njerezit ne furgon te cilet nderroheshin,periodikisht sipas stacioneve rruges, fshatrave te Korces .
Si ata ne vitet e para 90′ pas 90’te sapo dale nga sketerra.
Rroba te vjetra,shumica njerez te lodhur ,te parrojtur , e te piste .Te ngarkuar me canta me ndonje ushqim,a ndonje send qe e blejne ne marketin e qytetit se fshtrat rralle kane te tille nuk ka konsum masiv.
Mbi te gjitha ,shumica te moshuar. ..pak rini.

Braktisja e vendit ka filluar dendurisht te jape efektet.

Pak konsum. Qe pakesohet vazhdimisht…Politika antisociale ,gati cnjerezore ,taksa ,mungese aksesi ne sherbime te cdo lloji .
Shkelqimi i rreme i qendrave te qyteteve nuk e mbulon dot mizerjen e periferive qe po, zgjerohet gradualisht si nje rrethim i nje ushtrie mizerabel. Ndarja e thelle klasore, nuk fshihet dot as nga luksi i nje pjese te makinave , apo hoteleve ,me ndyresine dhe lypsat ne cdo qoshe,me fshatare qe hiqen zvarre me bicikletat si 30 vjet me pare per te shitur dy tufa barishtesh dy shishe qumesht.

-Cdo Perandori ka rene prej periferive ,cdo pushtet sado i forte gjithashtu.
Nje nerv i platitur mund te ngrihet e te sperdridhet i papermbajtur ,ose te vdese perfundimisht! Tashme deklaroni ne CENS “fshatare”. ,ose” fermere” si ju quajne me ironi ,dmth me lavderim, ku i kini futur kosheret e bleteve,tufat e lopeve e te dhive ,plevicat dhe hauret !
Deklaroni gjithashtu ,nese laheni ne vaske apo ne dush!(Kjo ben diference te madhe..)
Se mos harroni kazanet e rakive dhe puset!
KU I KENI FSHEHUR !

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *