Sa ar mori me vete Mbreti Zog kur iku, Arkivi i Shtetit publikon për herë të parë dokumentet

Arkivi i Shtetit ka publikuar sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot.

Dokumenti është nxjerrë nga fondi i Milicisë Fashiste, ku shkruhet se mbreti Zoga ka marrë 250 mijë napolona ar.

Në dokument gjithashtu thuhet se në datën 08.04.’39 kalimi i mbretit Zog me suitën e tij në Greqi është kontrolluar nga autoritetet greke dhe u gjetën: 250.000 napolona ari të mbretit Zog, 60000 të Abdurrahman Mati, 40000 to Gjeneral Araniti, Ministri Musa Juka 40000.

E plotë:

Më informojnë nga burime sigurie se në datën 8.4.39 kalimi i mbretit Zog me suitën e tij në Greqi kontrollohet nga autoritetet greke dhe u gjetën:

-250.000 napolona ari të mbretit Zog

-60000 të Abdurrahman Mati

-40000 to Gjeneral Araniti

-Ministri Musa Juka 40000″

Suita tij përbëhet nga kabineti:

-Gjeneral Araniti

-Kolonel Hysen -Selmani

-Shefki Thatku

-Fiqri Dinja

-Ali Riza

-Nënkolonel Komani e Osman Gazepi

Koka.

-Major Zidki Shkupi

-Sabri Xhilani.

-Allaman Çupi

-Kapterr Ndre Kurti

-Hasan Kupi e Xhemal Herri

-Toger Hasan Kaloshi.

-Toger Beqir Zeneli dhe shumë oficerë të tjerë me gradë të ulët.

Disa oficerë janë shprehur se: Ne duam të shkojmë me ty, por ai u përgjigj: jo. Kthehuni se me mua do të vuani, nuk mundem. Bukë e shtëpi janë e vetmja gjë të cilën mund tua ofroj. Dhe pas kësaj shumë nga ata u kthyen. Ata që e ndiqnin dhe janë në Greqi me të, të gjithë janë në dëshpërim. Ndihmës të tij janë kolonel Selmani. Nënkolonel Sami Koka. Në Greqi po flitet se kanë shumë frikë nga një pushtim italian atje.

Unë uroj të kem konsideratën tuaj pasi jam personi i parë që gjeta guximin dhe iniciativën të përshëndesja në stilin romak në Shqipëri ish- komandantin e mbrojtjes kombëtare për të cilin u ndëshkova me 91 ditë arrest në kala. Jam gjithmon i gatshëm dhe në dispozicionin tuaj në çdo moment. Nderimet e mia,

Tiranë 10-4-1939. XVII E.F

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *