-Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka pranuar para trupës gjykuese veprimin e bërë në video. Ai thotë se për atë që ka bërë ka marrë dënimin e merituar, mirëpo mohon të ketë shkelur ligjin duke dhënë projekt.
‘Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, e mora dënimin. Rashë në kurthin e atyre që nuk më duan. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk e kam shkelur ligjin. Dhashë dorëheqje por vepër penale s’kam bërë.‘-tha Gjici.
GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie.