Ndërsa kanë qenë të ftuar në “Më lër të flas”, aktori Roerd Toçe dhe Sara Hoxha kanë folur më shumë në lidhje me xhirimet dhe prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Sara dhe Roerd treguan një skemë nga filmi ku kanë shtuar një frazë të shkurtër fjalie tekstit të filmit.
“Mami ishte më strikte, dhe më tha mos ta kishe bërë mi mam”, tha Sara Hoxha për skenën e puthjes në film.
E pyetur se si ka reaguar familja e Ledrit, Sara tregoi se ata thanë: “A është içik i mirë, ishalla është një çik i mirë, bënin shaka. Ledri e ka parë atë skenë.”
Donaldi dhe Romeo e ngacmuan dyshen, duke i pyetur nëse puthnin mirë. Sara tregoi se ajo ishte shumë në siklet dhe i kishte thënë Roerdit ta merrte situatën në dorë duke qenë se ai është profesionist. Por siç tregoi ajo, Roerdi filloi të merrte frymë me pasion për shkak se ashtu ishte skena, dhe ajo ngeli e shokuar me idenë “çfarë po bën ky”. Sara nuk iu përgjigj pyetjes se si puthte Roerdi ndërsa ai tregoi se Sara puthte shumë mirë.