“Se di ku e di policia e shtetit që ka një person”, babai i Luis Meçes: Ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat

Babai i Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli”, ka folur sërish lidhur me ngjarjen. Ai shprehet për emisionin Top Story, se është e faktuar nga kamerat që ka dy autorë, ndërsa mbështet deklaratën e bërë pak ditë më parë. Ai shprehet se si prind vetëm mund të bëjë ankesë, ndërsa çështja duhet të zgjidhet nga hetuesit.

“Këto deklaratat nëpër media s’më duken shumë serioze sepse presim të vijë mjeku ligjor të bëjë pjesën e goditjeve që ka marrë në shpatull të kemi rezultat përfundimtar, kemi kërkuar që të jetë mjeku ligjor dhe të bëjë ekspertimin e plagëve, të dalë në një konkluzion, unë i besoj shtetit, mendoj do bëjë më të mirën, për çdo fëmijë duhet një kujdes i veçantë, drejtësia do të shkojë në vend. Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë. Këtë duhet ta zgjidhin hetimet, unë si prind mund të bëj ankesa, nuk dua që fëmija i dikujt tjetër të dënohet për krim. Deklarata që ka dhënë ishte dje e marrë nga prokurorja. S’e di ku e di policia e shtetit që ka një person. Fëmijët do të thonë që janë dy persona.”, ka thënë babai i 14-vjeçarit. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *