Modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila prej kohësh jeton në Spanjë ka folur për herë të parë për lindjen e dy fëmijeve në një distancë të shkurtër kohe. Krahas një karriere të suksesshme në modeling, ajo është edhe një nënë e përkushtuar e 2 fëmijëve.
Teksa mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023, u pyet nga moderatorja se “Kur i bëri të 2 fëmijët se nuk e pamë kurrë shtatzënë”?
“Të parin e bëra para 1 viti e gjysmë e para 2 muajsh bëra vajzën”, u shpreh Hoxha.
Ndonëse është nënë e dy fëmijëve modelja ende nuk ka bërë një dasmë. Ajo i shprehu dëshirën partnerit të saj për t’í bërë një propozim për dasmë.
“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela Hoxha.