Këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora ka anuluar performancën e saj në skenën e “Campus Festival” në Hungari, për shkak të një problemi shëndetësor.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale artistja rrëfyer arsyet e anulimit të koncertit.
“Sinqerisht, ju kërkoj shumë falje për këtë zhvillim të papritur, por fatkeqësisht nuk mund të dal sot në skenën e “Campus Festival”. E kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, ndaj më duhet të pushoj dhe të ndjek këshillat e mjekëve. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje dhe jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin,” shkroi ajo në Instastory.
Prej disa kohësh Rita ka qenë e angazhuar në një tur koncertesh nëpër Europë, ku protagonizmi i saj i fundit ishte në festivalin “As young as vilnus” në Lituani.