Fadromat e IKMT janë shfaqur sërish sot në resortin Prestige të grupit të Hysenbelliut. Ky veprim vjen sipas mediave të këtij grupi pa asnjë njoftim zyrtar.
Prestige Resort u ndërtua në vitin 2016 me lejen e Këshillit të Ministrave dhe Keshillit Kombetar të Territorit , madje vitin e kaluar Rama ishte atje ku i falenderoi që strehuan afganët. Por së fundmi, IKMT e ka cilësuar të paligjshëm ndërtimin e resortit, duke shkatërruar njëherë ndërtimet përreth e pastaj edhe hotelin.
Kujtojmë se në pronësi të Hysenbelliut janë mediat Panorama, News 24 etj. Prishja e resortit është marr si sulm ndaj mediave opozitare. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Ora News u sekuestrua dhe i kaloi shtetit në pronësi. Reagime të shumta ka patur sidomos nga deputetët e opozitës, por asgjë nuk e ndal me sa duket kryeministrin Rama.