Shfrytëzonin një adoleshente për prostitucion në lokalet e tyre, arrestohen dy gra nga Saranda

Dy shtetase Silvana Osmani 42 vjeçe dhe Luljeta Deda, 39 vjeçe, të dyja banuese në Sarandë, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Silent watch”.

Ato akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një të mitur, 16-vjeçare. Ato përdornin ambientin e dy loakleve të marra me qira prej tyre për të  ushtruar veprimtarinë e prostitucionit.

Gjithashtu sipas njoftimit të policisë gjatë kontrolleve në lokale është sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *