Shkoi në dyqan, zhduket 19 vjeçari shqiptar në Londër, policia kërkon ndihmë

Një 19-vjeçar shqiptar është shpallur i zhdukur në Angli. Policia londineze me anë të një postimi në X, bën me dije se Rogers Cena është raportuar si i zhdukur nga Peckham.

Në jug-lindje të Londrës, Peckham njihet si një zonë problematike e me kriminalitet të lartë. Cena ditën që është parë për herë të fundit kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën, më 22 janar 2025.

Që atëherë, nuk është parë më. Sipas policisë së Londrës, Rogers ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në ëaltham Cross.

“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij. Ju lutem, ndihmoni ta kthejmë këtë djalë pranë familjes së tij“, shkruan policia londineze.

Sipas autoriteteve angleze Cena kishte veshur një pallto të zezë, kapuç gri, tuta gri dhe atlete Puma.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *