Mes lotëve dhe dhimbjes është përcjellë për në banesën e fundit, 50-vjeçarja shqiptare, e cila humbi jetën në vendin e punës në Greqi.
Anna u varros këtë të dielë në Kishën e Shenjtë të Agios Charalambous Evinochori në Etoloakarnania.
50-vjeçarja prej dy vitesh jetonte në këtë zonë me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin e saj 10-vjeçar, pasi u divorcua nga bashkëshorti dhe erdhi në Greqi nga Shqipëria për një të re më të mirë, shkruajnë mediat greke.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Gjithçka ndodhi pak pas orës 21 të së premtes (29 shtator) kur gruaja shkoi në një dyqan mishi së bashku me vajzën 18-vjeçare për ta pastruar.
Teksa 18-vjeçarja po pastronte, dëgjoi britma nga kuzhina dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Pastaj, ajo pa nënën e saj të kapur nga flokët në prerësen e mishit dhe të copëtuar. Vajza doli në rrugë, filloi të thërriste për ndihmë dhe Zjarrfikësja nxitoi në dyqan për ta shpëtuar.
Sipas informacioneve, 50-vjeçarja punonte prej një muaji ne dyqanin e mishit ku shkonte nga e hëna në të premte.
Sipas familjes së 50-vjeçares, vajza e saj 18-vjeçare ndodhet në gjendje të renduar psikologjike pasi aksidenti ka ndodhur para syve të saj.