Eshtë zbardhur dëshmia e urdhëruesit të dhunës ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.
Dritan Nano, ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. “Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë, e cila nga ana tjetër ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë në ngjarje.
Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristt, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh. Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.
Ai ka thënë se autorët e kishin ndjekur avokatin dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me agresorët e tjerë për lëvizjet e tij. Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Drian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi. Po ashtu, ai ka deklaruar se bashkë me autorët e tjerë, donin t’i bënin presion të hiqte dorë nga gjyqi që avokati Sokol Mëngjesi kishte hapur.
Mëngjesi i cili u dhunua nga Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit.
Nano e ka organizuar sulmin në formë presioni ndaj avokatit, për konfliktin e pronave që ai kishte me familjarët e tij, të cilët përfaqësoheshin nga Mëngjesi.
Nano mësohet se ishte në një çështje gjyqësore për një pronë të Kopshti Botanik në Tiranë, bashkë me familjarë të tjerë, dhe ai e kishte humbur gjyqin. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore dhe në të tilla kushte, avokati Mëngjesi ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos ta bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që ta shisnin.
Për këtë arsye, Nano dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord dje prej asaj kohe kërcënimet ndaj avokatit kanë vijuar.
Policia ka dyshime se pas dhunes Elton Kasaj, Drivald Alia, dhe Romario Tabaku të jenë larguar jashte Tirane.
Për këtë arsye policia ka shtrirë kontrollet ne qytete te ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe ne Kukes prane pikes doganore pasi ka dyshime se mund te tentojne te largohen jashte vendit.
Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim.