Shoferja ngatërroi frenat me gazin, përplas tezgën dhe bashkëshortin që e priste në trotuar

Një incident ka ndodhur përpara poliklinikës së qytetit, ku një grua, rreth 56 vjeçe, ka humbur kontrollin e makinës gjatë tentativës për të parkur, duke përfunduar në trotuar.

Shoferja, shtetasja M.B., nga Elbasani, ka gabuar duke shtuar gazin në vend që të frenonte, duke bërë që mjeti të hipë në trotuar. Si pasojë, makina ka përplasur një tezge të shitësit ambulant dhe bashkëshortin e tij, i cili ishte duke pritur në trotuar.

Bashkëshorti ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për mjekim. Ky është i dyti incident i ngjashëm që ndodh në këtë zonë. Më parë, një tjetër shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në shkallët e poliklinikës, por fatmirësisht pa pasojë në njerëz. Autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe bëjnë thirrje për më shumë kujdes gjatë manovrave të parkimit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *