Mikesha e Joy Aoko Achieng, e cila ndërroi jetë në mëngjesin e ditës së djeshme në Kenia ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit momente të bukura me 22 vjeçaren.
Gjithashtu ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka falenduar të gjithë ata njerëz, të huaj dhe shqiptarë, që u bënë bashkë dhe i ofruan ndihmë nënës së Joy që vajza e saj të shpëtonte dhe të kishte mundësi të vijonte kurimet në spitalet më të mira.
Teksa e përshkruan ndarjen nga jeta të 22 vjeçares si të padrejtë, Linda Jones, ashtu si dhe nëna e së ndjerës, Ruth Abongo, ka deklaruar se do kërkojnë drëjtësi për vdekjen e saj, duke thënë se ndonëse beteja e Joyt përfundoi, ajo e familjarëve miqve të së resë sapo ka filluar.
Postimi i plotë:
Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Joyt.Ajo vajzë e bukur 22 vjeçare keniane është sulmuar në Shqipëri në gusht. Një zonjë e re që sfidoi shanset dhe luftoi me guxim për jetën e saj. Ajo kurrë nuk u dorëzua.. kurrë nuk u dorëzuam. Beteja e saj për jetën fshiu linjat fisnore për të bashkuar Kenias në mbarë botën në një kërkim për të gjetur ndihmën më të mirë mjekësore në Evropë.
Shqiptarët dhe mërgimtarët në Shqipëri iu bashkuan me gjithë zemër këtij kërkimi. Fatkeqësisht nuk ishte për të qenë dhe Joy dhe mamaja e saj udhëtuan në Kenia më 23 janar.
Joy vazhdoi luftën e saj për jetën për 3 javë por na la këtë mëngjes. Ishte një rrugë e gjatë e vështirë veçanërisht për nënën e saj Ruth. Ajo tregoi guxim të jashtëzakonshëm përballë fatkeqësisë duke u kujdesur për Joyn në spitalin e Shqipërisë.
Nuk me duket dhe aq kohe qe e takova Joyn per here te 1 ne spital ne Shqiperi. Zemra ime thyhet, jo vetëm për veten dhe familjen e saj, por për të gjithë njerëzit që qëndruan me ne, me Joyn. Asnjëherë duke mos u tundur në mbështetjen e tyre.
Është kaq e trishtueshme dhe kaq e padrejtë.. por jeta nuk është kurrë. Kur Joy iku nga Shqipëria.. na mori malli për të.. por shpresonim se në këtë jetë, do të arrinim ta dëgjonim zërin e saj, ta shikonim të ecte e të fliste…
Unë do të doja të thoja se Joy është në vendin më të mirë.. por nuk mundem.. ajo ishte shumë e re për të shkuar.. ajo na përkiste neve. Beteja e saj mbaroi.. por e jona sapo është intensifikuar.. sepse nuk ka drejtësi për atë që i ndodhi Joyt.. pa drejtësi për atë që ndjejmë tani.. pa drejtësi për familjen e saj. Si të vazhdojmë?
Gjithsesi Joy bëri shumë për ne. Ajo na bashkoi, përmes Joyt gjetëm njerëzimin tonë. U prehtë në paqe.
Zemra ime shkon për familjen dhe miqtë.
Joy ishe e dashur dhe do të na mungosh.