Shpërthen bombola e gazit në banesë, rrezikohen edhe këmbësorët në Pogradec

Një bombol gazi ka rrjedhur dhe më pas ka shpërthyer në katin e 5 të një pallati në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin 2 të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.

Nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja e banesës në katin e 5 ka rënë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish, pasi kjo zonë është zonë tregtare dhe mjaft e frekuentuar në mëngjes. Policia dhe zjarrfikësja në vendngjarje.Artin Halili/A2CNN.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *