Shtëpia e Big Brother “po zien” nga zënkat këto dy ditët e fundit. Banorët janë kthyer kundër Luizit, duke thurur skena “vrasje” si Amosi, apo duke e bullizuar në grup. Ndërsa sot debati ka agravuar dhe Kejvina pas shpullës për aktorin ka shpërthyer sërish. Olta është një nga banorët që i ka dalë në krah Kejvinës, për sa i përket inatit të saj me Luizin.
Pasi ishte revoltuar nga kjo situatë, Olta i tha Kejvinës të qetësohej sepse i ka të gjithë banorët me vete në këtë histori. Por, edhe pse banorët u përpoqën ta qetësojnë atë, Kejvina vijoi me ofendimet ndaj Luizit. Madje ajo tha, se Luizi po e dëmton emocionalisht atë.
Nga ana tjeter Kiara Tito nuk po e përballon edhe aq mirë presionin brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndonëse banorët ngacmohen gjithë kohën dhe mes tyre me raste ka edhe ofendime, Kiara mendon se me këtë situatë po i prishet imazhi.
Ajo shpërtheu në lot në dhomën e gjumit dhe tha se nuk don të merret fare me Kejvinën, pasi i ndyhet imazhi dhe nuk mund ta ulë veten në atë nivel, sa të dalë nga vetja. Kjo pasi Kiara thotë se nuk mund të flasë diçka pa frikën se Kejvina do i gjuajë me çdo gjë që ka në dorë.
Ky reagim i Kiarës vjen pasi kjo e fundit, i doli në krah Luizit në momentin që Kejvina i dha një shuplakë.