Shpërtheu bombola dhe u shkatërroi shtëpinë, gruaja: Po e ndërronte nusja kur plasi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i bombolës së gazit që u regjistrua këtë të diel në Maliq të Korçës. Si pasojë e shpërthimit u plagosën tre persona të cilët u dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. 

Një nga pjesëtarët e familjes në Maliq në një deklaratë për mediat, tregoi se si ndodhi shpërthimi. E zonja e shtëpisë thotë se shpërthimi ka qënë i papritur, dhe ajo në një moment është bllokuar dhe nuk ka mundur të hapë dot as derën. Gruaja thotë se shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa bën apel për ndihmë.

“Morëm bombolën, vetë shpërtheu flama, po e ndërronte nusja, u hap edhe iku. Unë nuk mbaj mënd hiç se u mbush me tym, po kërkoja djalin e madh. I kam në spital, nuk e di si janë. Dëme në shtëpi ka, aman vetëm të mi bëjnë, se bashkia mi ka bërë këto shtëpi, sa ka që mi bëri, dua ndihmë, çfarë të bëj unë, ku t’i gjej, bashkia mi bëri, ja pyesni. Çfarë të bëj ku të shkoj unë, unë burrin e sëmurë, vetë e sëmurë pa pensione pa gjë prej gjëje. Nusja punon në shtëpinë tonë, ka një vit që ka filluar punë, të tërë pa punë jemi. Brenda në shtëpi ishim 3, nusja, unë dhe djali. Djali më mbeti brënda, nuk hapja dot derën, pastaj hapa derën që doli djali”, tha gruaja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *