Shpëtoi gruan që donte të mbytej në Pogradec, punonjësja e pastrimit në qytet: Askush s’afrohej, kishin frikë

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke u hedhur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Burime pranë spitalit të Pogradecit thanë, se gjendja e gruas është e rëndë dhe për këtë arsye ndodhet në sallën e reaminacionit e intubuar. Por ajo u shpëtua nga punonjësja e pastrim gjelbërimit në qytetin e Pogradecit.

“Heroina e muajit, punonjësja e bashkisë Pogradec që shpëtoi nga mbytja një 69 vjeçare! Heroina e muajit është Berie Zykollari, punonjësja e ndërmarrjes së gjelbërimit në bashkinë Pogradec, e cila shpëtoi 69 vjeçaren T.V, e cila prej disa minutash e kishte nxjerrë në sipërfaqe, pasi kishte tentuar të vetmbytej. Beria tregon se aty kishte e disa burra por nuk kishin ndihmuar sepse thoshin; “I vdekuri të tërheq”

“Le të më marrë mua, po do futem ta nxjerr” – dhe ndërhyrja e saj qëlloi vendimtare pasi 69 vjeçarja është në kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën Beria është shembull i jetës së thjeshtë që duhet të ngulitet tek secili prej nesh.Beria është grua heroinë, është burrneshë!”, shkruan gazetari Xhensil Shkëmbi.

Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që ja ka dalë për të shpëtuar 69 vjeçaren.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, në liqen, dyshohet se ka tentuar të vetëmbytet shtetasja V. V., 69 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila u dërgua për mjekim në spital. Nga të dhënat e  para, dyshohet se kjo shtetase vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *