Shqiptarëve në Greqi do t’iu njihen pensionet? Rama zbulon “prapaskenat” me palën greke

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të takimeve elektorale është ndalur këtë të martë në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë takimit me gjirokastritët kreu i qeverisë u ndal dhe te çështja e pensioneve me vendet e tjera fqinje, kryesisht me Greqinë.

Rama bëri me dije se pala shqiptare dhe ajo greke janë duke vijuar negociatat për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve. Ndonëse nuk dha një datë apo afat lidhur me këtë çështje e cila është e rëndësishme për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, kryeministri theksoi ndër të tjera edhe rëndësinë që pasaporta europiane do të ketë për ta.

Sipas tij, pasaporta e BE-së përbën një ndryshim rrënjësor në statusin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Greqi, ku problemet e shumta burokratike marrin fund për shqiptarët që e zotërojnë atë.

“Njohja e pensioneve me Greqinë dhe Italinë…është një volum i madh që të njohë pensionin e kontribuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive. Ne kemi filluar negociatat dhe nuk e dimë sa mund të zgjasin me Greqinë.

Por në momentin që hyjmë në BE dhe që shqiptarët marrin pasaportën…thoshin ata çyrykët dje “ka dalë Rama me një pasaportë se nuk ka çfarë tregon më”…unë kam çfarë tregoj në çdo cep të Shqipërisë. Ajo është përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë.

Nuk ta jep BE nëse ti nuk i ke bërë të gjitha të tjerat. Me atë pasaportë ndryshon menjëherë statusi i qytetarit. Të gjithë ata që janë në Greqi, marrin pasaportën, të gjitha problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë. Flas për probleme letrash. Në çdo vend të BE-së, ti me atë pasaportë je njësoj si qytetari i atij vendi. I vetmi ndryshim është që ai mund të bëhet deputet, ti jo”, tha Rama./

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *