Shqiptari e pëson keq, rihyri në mënyrë ilegale në SHBA, rrezikon 20 vite burg

Një 52-vjeçar shqiptar rrezikon 20 vite burg pasi ka rihyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas autoriteteve të drejtësisë Amerikane, 52-vjeçari Alban Lukaj është deklaruar fajtor për rihyrje të paligjshme pas largimit pas një dënimi për kryerjen e një krimi të rëndë. Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane, Lukaj, shtetas i Shqipërisë, në vitin 2009 u dënua për trafikimin e lëndëve narkotikve.

Në vitin 2010, ai u dënua për plagosje të rëndë me armë zjarri. Për shkak të dënimit të tij për një vepër të rëndë penale, Lukaj mori një ndalim të përhershëm nga Shtetet e Bashkuara.

Më 10 shkurt 2020, pas lirimit nga burgu, Lukaj u deportua në Shqipëri. Oficerët e zbatimit të ligjit më pas mësuan se Lukaj ishte kthyer në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe e arrestuan atë në Jacksonville më 11 gusht 2023.

Tani ai po ndiqet penalisht dhe rrezikon 20 vite burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *