Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka vjedhur 35 mijë euro në zonën e Oropos. I riu ka hyrë në një banesë nga dera e ballkonit dhe ka gjetur një valixhë plotë më para, të cilën e ka marrë dhe më pas e ka groposur në një pyll.
Nga shuma e vjedhur ai ka marrë 7 mijë euro dhe ka blerë një makinë, si dhe disa blerje të vogla. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë nxjerrë zbuluar shqiptarin, i cili është arrestuar nga policia dhe i ka dërguar ata më pas në vendin ku kishte fshehur paratë.
Ai vodhi 35 mijë euro, 11 mijë euro i kishte “shkrirë”, ndërsa 24 mijë eurot e tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale