Shqiptari “hero” në Gjermani, pa 3 vjeçaren që po mbytej dhe e shpëtoi

Shqiptari Liriton Mavraj po bën bujë në medie gjermane pasi i shpëtoi jetën një 3-vjeçareje. Sipas mediave vendase mësohet se në Aschaffenburg të Gjermanisë, shqiptari teksa ndodhej në pishinë me familjen e tij ka shpëtuar nga mbytja një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ku pushuesit panë një fëmijë që ishte pa shenja jete në një pishinë. Ngjarjen fillimisht e ka vënë re gruaja e Liridonit e cila menjëherë njoftoi këtë të fundit.“Ajo më tregoi situatën dhe më tërhoqi vëmendjen”, tha ai, i cili menjëherë nuk ngurroi duke nxituar drejt pishinës.

“Ishin gra që bërtisnin për ndihmë, nuk e di ku ishte nëna. . Ishte shumë kaotike”, ka vijuar rrëfimin e tij shqiptari nga Kosova, i cili më pas tregoi se së bashku me rojen filluan përpjekjet për ta rikthyer në jetë të voglën. “Fëmija nuk u përgjigj.

Pastaj i bëra frymëmarrje gojë më gojë e cila zgjati rreth 30 sekonda. Pastaj befas vajza u zgjua dhe hapi sytë. Ajo nxirrte ujë nga goja dhe hunda dhe filloi të kollitej pak”, tha ai.3-vjeçarja u dërgua në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore dhe fatmriësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *