Një shtetas shqiptar i cili jeton prej vitesh në Angli ka nevojë për ndihmën e bashkatdhetarëve pasi do të kthehet në Shqipëri. Disa bashkëatdhetarë, e kanë filmuar dhe ia kanë dërguar videon JOQ, për të njoftuar familjarët lidhur me vendndodhjen e tij.
Nga ajo që ata bëjnë me dije, shqiptari rreth të 30-ave do të kthehet në Shqipëri pasi në Londër është i vetmuar dhe nuk ka ku të jetojë por rri vetëm rrugëve dhe për momentin është në Walthamstow, Angli.