Biznesmenja greke, Dimitra Katsafados ka rënë pre e një vjedhjeje, ku asistentja e saj shqiptare i ka marrë shumë prej 290 mijë eurosh. Vjedhja ka ndodhur më 17 shkurt 2023.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 32-vjeçarja i ka rrëmbyer biznesmenes së njohur shumën prej 290 mijë eurosh nga rezidenca e saj në Atikën Verilindore. Më pas ajo është larguar jashtë vendit, ku është lokalizuar dhe arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar. Shqiptarja pas arrestimit, ka kërkuar falje dhe është liruar me kusht.
Vjedhja u zbulua nga ishte dëshmia e ndihmës shtëpiake të Dimitra Katsafados, e cila rrëfeu se e kishte parë 32-vjeçaren shqiptare duke mbajtur në duar dy qese plehrash të gjelbra, të cilat përmbanin 290,000 euro.
“Kur mbërrita në shtëpi, jashtë saj ishte parkuar një makinë në ngjyrë të kuqe argjendi dhe një burrë i panjohur po fliste me celular jashtë saj. E pyeta pse ishte këtu dhe ai m’u përgjigj se po e priste atë”. Më pas hyra në shtëpi me çelësat e mi, por te dera takova autoren e vjedhjes, i cila mbante në duar thasë me mbeturina të gjelbra të ngjashme me ato që përdoreshin për të mbajtur shumën e parave të kompanisë. Këto çanta ia dha burrit të panjohur që po priste në makinë”.
Një nga familjarët e Dimitra Katsafadou ka deklaruar pranë autoriteteve policore se shqiptarja prej rreth dy vitesh ka qenë punonjëse e firmës dhe person i besuar i biznesmenes.
“Edhe pse kujdesej për shtëpinë, ajo nuk kishte çelësa për të dhe nuk kishte për detyrë të bënte shumë për menaxhimin e parave të kompanisë. Por, ajo e dinte për dollapin ku mbaheshin paratë brenda shtëpisë dhe për vendndodhjen e çelësit që e hap atë dollap.”, ka deklaruar i afërmi.