Ditën e sotme Kiara Tito feston sot 27-vjetorin e lindjes dhe festa në shtëpinë e “Big Brother VIP2” ka nisur sapo ka kaluar mesnata. Pasi mori urimet e para nga Arbana Osmani dhe familja e saj, ishte Luiz Ejlli që e surprizoi më pas.
Këngëtari këndoi për moderatoren dhe kjo e fundit iu bashkua për të kërcyer bashkë.
Më pas Vëllai i Madh ka vendosur muzikë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku disa prej banorëve kanë kërcyer dhe festuar së bashku me Kiarën.
Ishte Ronaldo Sharka, Diola Dosti, Nita Latifi që nisën të parët duke kërcyer. Më pas atyre iu bashkua edhe Kiara Tito dhe Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli. Ky i fundit thërriti t’i bashkohet atyre edhe Armaldo Kllogjeri, i cili nuk e refuzoi ftesën.
Nga ana tjetër ishin Olta Gixhari, Amos Zaharia, Dea Mishel, Tea Trifoni, Eni, Bjordi Mezini dhe Kristi Dragot që nuk kërcyen në asnjë moment.