Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel ku ka folur në lidhje me krijimin e grupeve të para kriminale ne vend.
Sipas gazetares Aldo Bare ishte i pari që krijoi grup kriminal kur ishte oficer policie që pasi i vranë të vëllanë.
“Do të ndalem te tre etapa kryesore sesi është zhvilluar krimi në Shqipëri. Të fortët pushtuan territore të caktuara me lidhje klanore ose miqësore. Kishim mitin e të fortit, tipologjinë e Gaz Muçës që lëvizte me kalë në mes të Tiranës, Nehat Kulla e konsideronte veten si gjeneral dhe mund të merrte peng edhe gazetarët. Por lëvizjet e tyre mbetën aty, me vrasjen e tyre. Filluan të krijohen grupet e para që unë i lidh me ngjarjet e Tropojës.
Kemi dhe kontrabandën e naftës që shkuan deri në vrasjen e një deputeti të Kuvendit. Ata filluan të vrisnin masivisht duke përfshirë edhe punonjës police. Jaho Mulosmani sot është prapa hekurave i dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas vjen 97’, krimet e tmerrshme nuk kishin organizim të lartë, por ishte në mungesë të shtetit. Ishte masakra e Cërrikut që u dogjën policët të gjallë në autoblind. Kishim grupimet e Vlorës, Zani Caushi dhe Gazment Brava që u përplasën fort. Pra nuk kishte organizim të mirëfilltë.
Historia e grupeve të mirëfillta kriminale fillon me Aldo Baren, ishte një ish oficer i forcave speciale. Hyri në kriminalitet sepse i vranë vëllanë dhe arriti të shkonte në terror dhe të kishte lidhje politike. Privatizoi dhe prona publike, vendosi diktatin e tij të plotë. Fjala e Aldo Bares ishte urdhër i padiskutueshëm.”-tregoi gazetarja.