“S’ia uroj as hasmit!”, babai i 23-vjeçarit të vrarë në Itali: Gruaja është në spital, i thashë është rëndë

 Babai i 23-vjeçarit Klajdi Bitrit, që u vra në Itali, Agim Bitri bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit te birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare. 

“Fatkeqësi e madhe! Nuk ia uroj as hasmit! Kërkoj drejtësi për fëmijën tim. Gruaja nuk e di ende, e kemi në spital, i kam thënë që është rëndë. Shteti të më ndihmojë të sjell trupin këtu. Autori të dënohet” thotë ai për gazetarët.

“Një shembull i përsosur “, kështu e përshkruajnë mediat italiane të riun shqiptar, Klajdi Bitri, 23-vjeçari shqiptar i vrarë pasditen e së dielës në Sirolo. I riu punonte në port dhe ishte i integruar mirë në realitetin e Ankonës, qytetit ku jetonte. Ai u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik italian, i cili ishte sulmuar nga i akuzuari dhe më pas arrestuar për krimin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *