Një episod skandaloz ka ndodhur në spektaklin e Big Brother Vip, ku ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro mburret se ka dhunuar gruan. Përveçse aktit të shëmtuar, Klodian Duro merr guximin ta thotë edhe me krenari në sytë e publikut se ka dhunuar gruan e tij.Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa Duro ishte duke darkuar me banorët e tjerë.
Teksa pinte, ai i është drejtuar me një ton dhe fjalor tepër të ashpër ndaj Rikes. Në këtë moment, ka ndërhyrë banori tjetër i Big Brother Meriton Mjekiqi, i cili ka thënë që të mos bënte deklarata të tilla.
Klodian Duro: Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!- është shprehur ai, teksa në mënyrë të menjëhershme hyn Meritoni i cili siç duket do të ‘mbulojë’ fajet e Klodianit.
Meritoni: Shsh, larg qoftë! Unë e di që s’je ti ai!
Klodian Duro: E kupton? E kam rrahur ngaqë më mbante gocën time dhe e rraha, e kupton?
Meritoni: S’je ti ai!
Klodian Duro: Ruaju po t’them se mos do më thush nuk të kam thënë! Po i futa dhe nja dy gota raki, s’e kam kohë që se kam provuar.
Meritoni: Shsh. Ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj me atë muhabet, se të vlerësoj shumë!
Pas kësaj deklarate, Klodian Duro u skualifikua nga “Big Brother VIP”. Produksioni tha se ky veprim ishte i papranueshëm dhe bie ndesh me rregullat e lojës dhe normat e shoqërisë.
“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë. Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara.
Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”, është njoftimi i Big Brother që u lexua në shtëpi. Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij se e dhunonte dhe e përndiqte sistematikisht.