Avokati Sokol Mëngjesi ka bërë një kërkesë të çuditshme në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar që akuzat ndaj shtetasit Dritan Nano të rrëzohen. Sipas pretendimeve të Mëngjesit, palët i kanë rregulluar marrëdhëniet dhe togave të zeza u kërkohet që të heqin akuzat ndaj porositësit të rrahjes së avokatit.
Megjithatë, pavarësisht kërkesës së Sokol Mëngjesit, Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë në qeli Dritan Nanon, i cili pas konfliktit për një apartament me avokatin, urdhëroi familjarët e tij që ta dhunonin barbarisht. Trupa gjykuese nuk e ka marrë parasysh këtë kërkesë dhe procesi gjyqësor do të vazhdojë normalisht.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.
Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari së bashku me një prej atuorëve, Doarian Alian ndodhen në qeli, ndërkohë po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë.
58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore.
Dritan Nano, i akuzuar si porosites i sulmit
Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.
Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.