Një nga këngëtaret më të dashura të muzikës shqiptare feston sot ditëlindjen. Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe feston sot plot 50 vite jetë.
Por edhe pse “një gjysmë shekulli” si shprehet ajo, Aurela është rasti më i mirë i “vitet janë thjesht numra”.
E njohur për të gjithë shqiptarët si “uragani i skenës”, të cilës di farë mirë “t’i vërë flakën”, Aurela ka bërë një postim ku shprehet mirënjohëse për këto vite të lumtura jete. “Ndihem plot, plot bekime”, shkruan artistja duke shtuar se është e lumtur që frymon.
Postimi i saj:
50 vjeç sot!
Një gjysmë shekulli!
Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime.
Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës, me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që më keni dhënë e më jepni çdo ditë ju , ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje …por të mbushura me jetë, me frymë, me dashuri .
Jeta është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj.
(reflektim që e bëj çdo ditë)